Kryebashkiaku Beci inspekton Universitetin e Shkodrës: Do pastrohen hapësirat e zëna me hekurishte
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaguar sot në rrjetet sociale lidhur me gjendjen e ambienteve të Universitetit të Shkodrës.
“Një realitet që nuk i ka hije e nuk i takon vendit të dijes: hekurishte dhe lloj-lloj rraqesh që i zinin frymën dhe i ulnin dinjitetin. Këto hapësira të godinave të Universitetit të Shkodrës do të pastrohen dhe do t’u kthehen studentëve”, shkruan Beci në një postim në Facebook.
Ai shtoi se në nisje të vitit të ri akademik, së bashku me Rektorin, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, panë nga afër gjendjen dhe tashmë po hartohet një plan ndërhyrjeje.
“Bashkia Shkodër do t’i japë universitetit fytyrën e merituar, duke e kthyer atë në funksion të dijes dhe të jetës studentore”,-përfundon Beci.
KOHA JONË SONDAZH

