Kryebashkiaku Beci ndan pamjet: Nisi prishja e objekteve dhe hapja e rrugës për investimin në Tregun e Rusit
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka bërë me dije se ka nisur prishja e objekteve dhe hapja e rrugës për investimin në Tregun e Rusit. ”Po hapet rruga për një investim që do ta kthejë këtë hapësirë në një markatë moderne, me kushte dhe standarde bashkëkohore për tregtarët dhe qytetarët”,-shkruan Beci.
Postimi i plotë
Nisi prishja e objekteve dhe hapja e rrugës për investimin në Tregun e Rusit!
Në Tregun e Rusit ka nisur puna për prishjen e objekteve pa leje, të cilat kishin zënë hapësirën publike dhe pengonin funksionimin e markatës së re, si dhe zhvillimin e projektit të Markatës së Re të Mishit.
Ky aksion, i ndërmarrë nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, shënon hapin e parë drejt transformimit të një prej zonave më të frekuentuara tregtare të Shkodrës.
Po hapet rruga për një investim që do ta kthejë këtë hapësirë në një markatë moderne, me kushte dhe standarde bashkëkohore për tregtarët dhe qytetarët.
Shkodra po ecën përpara! Puna ka nisur dhe nuk ndalet!
KOHA JONË SONDAZH

