Kryebashkiaku Beci: Nis brenda vitit puna për transformimin e Markatës së Mishit në Shkodër
Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci informon se shumë shpejt do të nisë puna për transformimin e Markatës së Mishit, një prej hapësirave më të vjetra tregtare të qytetit, në një treg modern, higjenik dhe të organizuar sipas standardeve bashkëkohore. Beci ndau në rrjete sociale pamje të projektit të ri, me ambiente dhe kushte dinjitoze tregtimi për qytetarët.
Postimi i plotë
Shumë shpejt nis transformimi i Markatës së Mishit në Shkodër! Një prej hapësirave më të vjetra tregtare të qytetit do të marrë formën e një tregu modern, higjenik dhe të organizuar sipas standardeve bashkëkohore.
Ky investim do të sjellë jo vetëm kushte dinjitoze për tregtarët, por edhe garanci për produkte të sigurta dhe cilësi për qytetarët, duke rikthyer në qendër të vëmendjes një hapësirë që ka shërbyer brez pas brezi.
Ky transformim vjen në vazhdim të projektit të Tregut të Fruta-Perimeve, duke plotësuar rikonceptimin e gjithë zonës tregtare dhe duke i dhënë një pamje krejt tjetër kësaj hapësire të rëndësishme për qytetin. Punimet nisin brenda këtij viti, falë bashkëpunimit mes Bashkisë Shkodër, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Financave.
KOHA JONË SONDAZH

