Kryebashkiaku Mariglen Disha me përfaqësues të organizatave gjermane: Mundësi për bashkëpunim ndërkombëtar

“Pata kënaqësinë të mirëpres në Librazhd një grup përfaqësuesish të organizatave gjermane, të ftuar nga Shoqata Rinore Soek-In. Gjatë takimit tonë miqësor, ndamë zhvillimet kryesore dhe prioritetet e bashkisë në fushën sociale, arsimore dhe kulturore, si dhe folëm për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Kjo vizitë është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ndërkulturore dhe shkëmbimit të përvojave, që ndihmojnë në zhvillimin e qytetit tonë dhe krijimin e urave të reja miqësie mes Librazhdit dhe partnerëve gjermanë”, shkruan kryebashkiaku i Librazhdit, Mariglen Disha, në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?