Kryebashkiaku Ndreu: Zjarri në Shëngjin u vu nën kontroll, akuzat ndaj Bashkisë janë absurde
Zjarrfikësit e Bashkisë Lezhë, të mbështetur nga ekipet e ardhura nga bashkitë fqinje dhe nga Tirana, kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, duke arritur ta vënë zjarrin në Shëngjin nën kontroll. Kryetari Pjerin Ndreu, shprehu mirënjohjen për zjarrfikësit dhe të gjithë efektivët e angazhuar në operacion, duke vlerësuar përkushtimin dhe sakrificën e tyre në përballjen me flakët.
Postimi i plotë
Zjarrfikësit e Bashkisë Lezhë, së bashku me kolegët e ardhur nga bashkitë fqinje dhe nga Tirana, kanë punuar pa u ndalur gjatë gjithë natës, duke arritur ta vënë zjarrin deri diku nën kontroll. Mirënjohje për secilin prej tyre për përkushtimin dhe sakrificën.
Fatkeqësisht, kjo është një përballje e përsëritur, që vjen si pasojë e papërgjegjshmërisë ose, në rastet më të rënda, e një akti kriminal. Ndërkohë që forcat e Bashkisë janë në terren duke luftuar me flakët, nuk mungojnë as disa njerëz të habitshëm, të cilët duket sikur argëtohen me zjarrin dhe nxitojnë të akuzojnë se e kemi vënë ne. Pika që s’ju bie! Atë që keni ju në mendje, kujtoni se e bëjnë edhe të tjerët.
Sa për ndërtimet, po ju rikujtoj se hartat e zonave të zhvillimit janë miratuar nga Këshilli Bashkiak shumë përpara se unë të vija në Bashki. Prandaj nuk kemi asnjë nevojë për zjarre, sepse gjithçka është përcaktuar prej kohësh. Këto akuza janë qesharake dhe arrijnë kufijtë e absurdit. Nuk e lejmë ne situatën se ka zot vendi!
KOHA JONË SONDAZH

