Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:37 Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e parashikuar të mblidhet të shtunën, më 14 nëntor, në Gjirin e Lalzit, duhet të japë përgjigje përtej organizimit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Esmeralda Hasani
  • Protesta studentore
  • Shqipëri-Finlandë
  • Rama në Dublin
  • Sherr në Abu
  • Marshim në Varshavë
  • BB VIP Kosova
  • Kandidati për Tiranën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Esmeralda Hasani
  • Protesta studentore
  • Shqipëri-Finlandë
  • Rama në Dublin
  • Sherr në Abu
  • Marshim në Varshavë
  • BB VIP Kosova
  • Kandidati për Tiranën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryebashkiaku socialist Hide del kundër bashkimit të Libohovës me Gjirokastrën

Lajme E premte, 31 Korrik 2026 15:13
Kryebashkiaku socialist Hide del kundër bashkimit të Libohovës me Gjirokastrën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryebashkiaku socialist i Libohovës, Leonard Hide del kundër propozimit të PS-së për bashkimin e Libohovës me Gjirokastrën në kuadër të Reformës Territoriale. Përmes një deklarate publike, ai u bën thirrje deputetëve të qarkut të mos e votojnë projektligjin në Kuvend dhe të mbrojnë Libohovën si njësi të pavarur të qeverisjes vendore. Hide deklaron gjithashtu se nuk do të marrë pjesë në asnjë takim apo proces deri në sqarimin përfundimtar të fatit të bashkisë.

Postimi i plotë

Të nderuar deputetë të qarkut, të zgjedhur me votën e qytetarëve që përfaqësoni, Sot nuk ju drejtohem për interes politik, por për përgjegjësinë që buron nga besimi që qytetarët kanë vendosur mbi ju. Libohova ndodhet përballë një rreziku real. Nëse kjo reformë do të çojë në shkrirjen e Bashkisë sonë, atëherë momenti për të vepruar është tani, jo pasi vendimi të jetë marrë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ju jeni zëri ynë në Kuvendin e Shqipërisë. Vota që mbani në Parlament nuk është vetëm një e drejtë kushtetuese, ajo është besimi i mijëra qytetarëve që ju zgjodhën për t’i përfaqësuar dhe për t’i mbrojtur kur preken interesat e tyre. Prandaj ju bëj thirrje të përdorni çdo mundësi parlamentare dhe politike për të mbrojtur të drejtën e Libohovës për të vazhduar të ekzistojë si bashki. Nëse kjo çështje vjen për votim në Kuvend, ju kërkoj të jeni në lartësinë e mandatit që ju është besuar dhe të mbroni me bindje interesin e komunitetit që përfaqësoni.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Historia nuk i kujton ata që heshtën në momentet vendimtare, por ata që patën guximin të ngriheshin në mbrojtje të qytetarëve të tyre. Sot keni mundësinë të dëshmoni se vota e qytetarëve nuk ishte thjesht një mandat për të qenë në Parlament, por një përgjegjësi për të qenë në krah të tyre kur e ardhmja e vendit të tyre vihet në rrezik. Libohova nuk kërkon privilegje. Kërkon drejtësi, përfaqësim dhe respekt për historinë, identitetin dhe të ardhmen e saj. Qëndrimi im personal është ky.

Mund t'ju interesojë

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme...

Para 29 minutash
Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Para 40 minutash
Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në...

Para 50 minutash

Sot zgjedh të jem në krah të qytetarëve të mi, ashtu siç kam qenë gjithmonë. Ky nuk është një qëndrim i diktuar nga rrethanat, por një parim që më ka udhëhequr në çdo hap të rrugëtimit tim. Nuk mund të jem askund tjetër veçse pranë njerëzve që më kanë besuar dhe pranë vendit që më ka rritur. Për këtë arsye, deklaroj se, deri në sqarimin përfundimtar të fatit të Bashkisë Libohovë, nuk do të jem pjesë e asnjë takimi apo procesi ku nuk mbrohen qartë të drejtat dhe interesat legjitime të Libohovës dhe të komunitetit të saj. Prania ime nuk mund të shërbejë për të legjitimuar heshtjen përballë një padrejtësie që rrezikon të ardhmen e vendit tim. Do të jem në çdo tryezë ku mbrohet zëri i Libohovës dhe ku kërkohen zgjidhje në interes të saj. Sot, si gjithmonë, zgjedh të jem në krah të qytetarëve të mi, sepse mbiemri ynë i dytë është LIBOHOVA.

Etiketat e lidhura

Kryebashkiaku i LibohovësLeonard Hide
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës
Para 21 minutash

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative
Para 25 minutash

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve
Para 29 minutash

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 40 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 15 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 18 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.