Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, në gjyq kundër Ols Dados

Sot mbahet gjyqi në Gjykatën Administrative për padinë e Erion Veliajt kundër prokurorit Ols Dado.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të jetë i pranishëm në seancë dhe ka mbërritur në Gjykatën Administrative.

Veliaj pretendon se emërimi i prokurorit Dado është bërë në shkelje të rregullave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është evidente që po krijohet asimetri. Një palë po i shtohet interesit publik, të paditurit po i largohen të tjerët, KLP dhe Avokati i Shtetit. Ose KLP nuk tregon respekt për këtë gjykatë, ose ka kuptuar atë që di gjithë Shqipëria që Ols Dado nuk është prokuror dhe kryebashkiaku është arrestuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mandati i kryetarit të bashkisë nuk mund të trajtohet si plaçkë. Dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer nga zyra. Nëse dikush mund të vishet si polic apo si prokuror në këtë teatër, merr në qafë një qytet të tërë. Unë dy fitore i kam marrë edhe pa shkuar në Strasburg. Nëse më rrëmbyen mua, mund të rrëmbejnë këdo tjetër”, tha Veliaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?