Kryemadhi: 85% e shqiptarëve refuzuan votimet e Ramës
Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, sot 85% e shqiptarëve refuzuan të ishin pjesë e votimeve njëpartiake. Duke e cilësuar një fitore, Kryemadhi shton se: ”Pjesëmarrja ektremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve”.
Postimi i plotë
85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën. Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare! Pjesmarrja ektremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve ?