Monika Kryemadhi: PL s’ka struktura, deputetët s’paguajnë as kuotën mujore. Ka një tavolinë veç me 4 fytyra!

Ish-deputetja dhe ish-kryetarja e ish-LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar situatën aktuale brenda Partisë së Lirisë, duke shprehur kritika të forta ndaj drejtimit të saj.

Për të keqinterpretimi i situatave të shumta ka sjellë shkatërrimin e strukturave të rinisë dhe më gjerë të vetë strukturës partiake.

“Keqinterpretimi i situatave të shumta shkatërroi strukturën e rinisë. S’ka strukturë partie, ka një tavolinë me katër fytyra që përveçse nuk mbledhin partinë, mendojnë se duke lexuar si deklarata për shtyp intervistat e Ilir Metës bëjnë politikë”,-u shpreh ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Kryemadhi theksoi se ndonëse nuk ka më funksione drejtuese, ajo vazhdon të kontribuojë rregullisht financiarisht. ”Unë paguaj kuotën e partisë muaj për muaj me bankë dhe jam e sigurt se asnjë prej deputetëve nuk e bën këtë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar se Syri TV ushtron aktivitetin në ambientet e saj, pa paguar asnjë qira.

Gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në NeWs24, ajo theksoi se edhe studioja ku moderon Çim Peka, ku dhe Ilir Meta njoftoi divorcin me Kryemadhin është në pronësi të saj.

“Edhe Syri Television është në ambientet e mia, është i zhvilluar aty dhe nuk paguan qira, për hir të së vërtetës. Madje, në studion e Çim Pekës, që është pronë e imja me tapi, u zhvillua edhe emisioni ku Ilir Meta bëri publik divorcin,” tha Kryemadhi ndër të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?