Kryemadhi mesazh prekës për nënën e saj: Të kërkoj ndjesë…

Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ndarë në rrjetin social facebook, një moment familjar. Në ditën e kushtuar prindërve, Kryemadhi i ka kushtuar një mesazh prekës dhe emocionues, nënës së saj, Fatimes.

Mes rrjeshtave, deputetja i dedikon këto fjalë nënës së saj. “Çdo ditë i jam mirënjohëse për dashurinë dhe ndihmën e pakursyer që më ka dhënë çdo moment të jetës time”.

Nuk ka nguruar as ti kërkojë ndjesë që për shkak të punës, takimet me të kanë qenë të rralla dhe përgjigjet me vonesë të telefonatave.

“Në ditën e kushtuar prindërve, dua t’i kërkoj ndjesë për të gjjtha herët që e kam neglizhuar për shkak te punëve, për të gjitha rastet kur i jam përgjigjur me vonesë në telefon, për të gjitha netët e vështira që ka kaluar me problemet tona”.

Në fund, deputetja e ka mbyllur me një mesazh për të gjithë ne, që të përfaqojmë çdo ditë prindërit tanë. “Mos ngurroni! Përqafojini fort prindërit në çdo ditë të jetës”.

Mesazhi i plotë

Ky përqafim konkuron dhe ngrohtësinë e diellit. Kjo është Fatimja, mami im, njeriu i palodhur dhe që nuk ankohet kurrë. Çdo ditë i jam mirënjohëse për dashurinë dhe ndihmën e pakursyer që më ka dhënë çdo moment të jetës time. Por sot, në ditën e kushtuar prindërve, dua t’i kërkoj ndjesë për të gjjtha herët që e kam neglizhuar për shkak te punëve, për të gjitha rastet kur i jam përgjigjur me vonesë në telefon, për të gjitha netët e vështira që ka kaluar me problemet tona. Si çdo nënë je më e mira në botë për fëmijët e tu, mua dhe Drinin. Dhe ne te duam më shumë se botën, ndonëse bëjmë gabim që nuk ta themi çdo ditë. Mos ngurroni! Përqafojini fort prindërit në çdo ditë të jetës!

 

SHKARKO APP