Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Filloi të na pikojë kondicioneri, Meta është në top formë

Pas daljes nga ambientet e GJKKO-së, ku u zhvillua seanca gjyqësore për dosjen ”Meta-Kryemadhi”, ish-kryetarja e ish-LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta është në top formë nga ana fizike. Një episod i veçantë i ndodhur gjatë seancës gjyqësore, sipas Kryemadhit ishte rrjedhja e ujit të kondicionerit mbi kokat e të pranishmëve. Duke folur për dosjen, ajo tha se hetimi ndaj saj dhe Ilir Metës është politik dhe nuk ka prova për fajësimin e tyre.

”Nuk kishte tensione. I vetmi tension ishte që filloi të na pikonte kondicioneri i ri te salla e re. Ishin blloku tubat. Normalisht që 3 të tjerë do veçoheshin sepse ajo është një çështje politike dhe do një durim strategjik. Gjyqi mes meje, Ilir Metës dhe drejtësisë së re është një gjyq politik dhe ne që kemi qenë edhe shkaktarët e Reformës në Drejtësi, do paguajmë ato faturat tona, që do i paguajmë dhe po i paguajmë.

S’kemi pse marrim me vete edhe njerëz të pafajshëm. Ndarja e çështjes është diçka pozitive. Analiza financiare e bërë për mamanë time, e tregon dhe ja jep të sakta që ajo ka burime financiare dhe të ardhura në të gjithë jetën e saj. Edhe çështja për shoqen time, Ema Çokun, është një pretendim që thonë ata pse ke bërë ti një deklaratë noteriale në 2024. Po normal sepse në 2010 ata nuk ishin subjekt i një hetimi pasuror. Pretendimet për abuzim nga mamaja ime nuk qëndrojnë, sepse është hetuar që atëherë nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për operacionet shëndetësore të mia dhe vajzës sime, por edhe një operacion të Metës. Këto kanë qenë të deklaruara. Ilir Meta, për fatin e tij të mirë, duke qenë burrë shteti, ai nuk është marrë kurrë me gjërat e shtëpisë, s’është pjesë e asnjë lloj shpenzimi apo marrëdhënies tim me kushëririn tim Adrian Shatku. Edhe ajo është histori tjetër, fati i atij qylaxhi ai gjithë jetën, ka për të fituar nga 10 milionë euro tani në SHBA, se do të hapen të gjitha letrat, se është shkelur privatësia dhe gjithë marrëdhënia e mirëbesimit midis spak dhe departamentit të drejtësisë, se dokumentacionet janë marrë pa vendim të SPAK, që është e dënueshme në SHBA. Fati i keq i Metës, është që për hir të politikës ka kaluar shumë pak kohë me fëmijët e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kemi menduar se duke iu dhënë të tjerëve më shumë, do të kontribuonim më shumë për vendin, por s’ka problem. Iu bëj thirrje gjithë prindërve të rinj që të kujdesen për fëmijët, sepse hallet e politikanëve s’kanë për të përfunduar kurrë. Politikanët e rinj i kanë faturat më të shtrenjta se ne të vjetrit të gjithë bashkë. Ilir Meta është top formë. Në posturë është drejt. I kishin çuar kostumin e gabuar javës së kaluar. I kishin çuar masë të madhe, 56. Duhet t’ja çonin 52-53. Unë jam si të verbërit vëlla, që me dorë e njoh Ilir Metën”, tha mes të tjerash Kryemadhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?