FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri britanik, Starmer: Shqipëria është fyer padrejtësisht, në vend që të vlerësohej bashkëpunimi me të

Kryeministri britanik, Keir Starmer u zotua se do të mbyllë autostradën kriminale përmes Ballkanit Perëndimor. Keir tha se trafikantët kanë ndërtuar një perandori kriminale që shtrihej në të gjithë Evropën, të cilën Britania e Madhe duhej ta mbyllte.

Në një kritikë ndaj Nigel Farage, sipas tabloitit ”The Sun”, kryeministri Starmer tha se disa vende si Shqipëria ishin fyer padrejtësisht, në vend të vlerësohej bashkëpunimi me to.

Kjo ishte një referencë ndaj grindjes së udhëheqësit të “Reform UK” Farange, me kryeministrin Edi Rama. “Britania e Madhe po vendos dronë në pikat e kontrollit në të gjithë Ballkanin për të ndaluar kontrabandistët të hyjnë në vend”, tha kryeministri Starmer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth një e katërta e mbërritjeve të azilkërkuesve me varka të vogla nëpër Kanalin e La Manshit kalojnë nëpër Ballkanin Perëndimor. Rreth 22,000 njerëz u trafikuan vitin e kaluar përgjatë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?