Kryeministri Edi Rama në Podkastin “FLASIM”: Ftesa e Trump me një domethënie të fortë politike e historike
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Podkastin “FLASIM – Episodi 3, Sezoni 6” se, ftesa e dërguar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për t’ju bashkuar atij në Bordin e Paqes solli një tollovi në poltikën shqiptare.
“Kjo javë nisi me një ftesë që tolloviti Shqipërinë, mund të thuhet tani, një ftesë përtej protokolleve zyrtare dhe me një domethënie shumë të fortë politike, po edhe historike sipas meje për Shqipërinë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump më dërgoi këtë ftesë për t’ju bashkuar atij në Bordin e Paqes, një organizëm i ri ndërkombëtar i themeluar po prej tij dhe për të pranuar që Shqipëria të jetë një vend anëtar themelues i këtij bordi”, tha Rama
Kryeministri u shpreh se realisht kjo ishte një ftesë e mirëseardhur.
Por, shtoi ai, “edhe pse nuk e dyshoja që do kishte zhurmë dhe përpjekje për të bërë tollovi, nuk e mendoja që fantazitë dhe ligësia do të bashkoheshin për t’i dhënë jetë disa teorive dhe përrallave, që duhet të jesh vërtetë rëndë për të mos thënë ndonjë fjalë drejtpërdrejt të saktë, por jo të përshtatshme për këtë podkast që të arrish deri në pikat ku u arrit”.
Gjithsesi, shtoi Rama, “ftesa u mirëprit, u pranua, u ratifikua edhe në formën e një projektmarrëveshje, projektligji, në Kuvendin e Shqipërisë dhe Shqipëria si një shtet që ka zgjedhur paqen si busullën e vet të përhershme dhe që ka ditur të kontribuojë në tryeza të rëndësishme ndërkombëtare e pranoi me një po të fortë, edhe me votat e atyre, që deri në momentin që votuan, nuk lanë gjë pa thënë, por kjo është një temë krejt tjetër, përkatësinë në këtë në këtë bord”.
KOHA JONË SONDAZH

