Kryeministri holandez, bidedë telefonike me Ramën: Shqipëria, partner strategjik kyç në rajon për Holandën dhe BE-në

Kryeministri i Holandës, Rob Jetten ka zhvilluar një bisedë telefonike Kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në rrjetin social “X”, Jetten ka bërë të ditur detaje nga bashkëbisedimi me Ramën duke e cilësuar Shqipërinë si një partner strategjik kyç në Ballkanin Perëndimor, jo vetëm për Holandën, por për Bashkimin Evropian.

Lidhjet tona ekonomike dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë janë tashmë të forta. Diskutuam për mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të partneritetit tonë, p.sh. në infrastrukturë dhe turizëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Folëm gjithashtu se si Shqipëria po ndërmerr hapa të rëndësishëm për të përmbushur kriteret për procesin e pranimit në BE. Pres me padurim të takohem me Kryeministrin Rama në samitin BE-Ballkani Perëndimor në qershor”, shprehet kryeministri Jetten.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?