Kryeministri më simpatik i botës. Rradhë femrash për ta takuar
Rradhë njërëzish, por sidomos femrash, për të takuar apo përqafuar kreun e Qeverisë kanadeze. Kryeministri i Kanadasë i zgjedhur pak javë më parë ka marrë nga mediat titullin si “politikani më seksi në botë”. Femrat janë tërbuar pas tij. Në këtë video të CNN shihet Justin Trudeau duke takuar disa femra që kalojnë në ekstazë vetëm pse ai u dha dorën. “Uau, ai më preku dorën, kjo është e pabesueshme!”, thotë njëra prej tyre.
Fama e tij ka shtuar dëshirën e femrave për ta parë e takuar sa herë ai del në publik.