Kryeministri në Bruksel, takim me Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë të BE.

Në nisje të agjendës, Kryeministri Rama u prit në një takim nga Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa.

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në seancën plenare “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë “Roam like at home”, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, të drejtuar nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë takim marrin pjesë edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Kaja Kallas, si dhe Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?