Kryeministri: Nuk ka krizë energjetike, por vetëm krizë nga injoranca

 

"Nuk ka krizë energjetike, por ka vetëm krizë nga injoranca dhe rasti ynë është një provë”.

Kështu mësohet se deklaroi kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij , mbajtur sot në samitin ekonomik që po zhvillohet në Turqi.

Rama e vendosi theksin konkretisht tek reforma e ndërmarrë sistemin energjetik, duke theksuar se rasti i Shqipërisë në këtë drejtim vërteton shprehjen se nuk ka krizë energjetike, por vetëm krizë nga injoranca.

“Përgatitëm një plan veprimi shumë agresiv, që kishte si qëllim krijimin e një sistemi energjetik të qëndrueshëm. Përpjekjet e qeverisë dhe mirëkuptimi i njerëzve kanë prodhuar një transformim spektakolar. Niveli i mbledhjes së të ardhurave është i lartë, ndërsa niveli i humbjeve ka rënë. Qëllimi ynë është të transformojmë sistemin e energjisë nga barrën më të rëndë në një vetëfinancues, brenda 2018­-ës", sqaroi ai. 

SHKARKO APP