Kryeministri: Nuk pendohemi për reformën dhe pavarësimin e drejtësisë

“Mua më pyesin shpeshherë, “si mund të durohen pa lënë dy gurë bashkë për padrejtësitë e organeve të drejtësisë”? E di që përgjigja ime nuk i duket shumëkujt përgjigje këtu, por nuk e gjej dot një përgjigje më të lehtë. Ne kemi hyrë jo me zor, por me dëshirë në këtë llogore të përbashkët të politikës, me flamurin e PS dhe kemi zgjedhur të punojmë për Shqipërinë e nesërme, nuk kemi asnjë mundësi ta kthejmë llogoren e përbashkët për të marrë në mbrojtje këdoqoftë, e as të nxjerrim artilerinë kundër SPAK, apo GJKKO.

Edhe në rastet kur për dikë sipas nesh po bëhet padrejtësi, sado e padrejtë apo absurde që duket kjo që thashë, do të ishte i pariparueshëm dëmi që artileria jonë do i bënte Shqipërisë së nesërme. Ky është durimi që duhet ta kalisë kushdo që ka marrë përsipër të jetë pjesë e kësaj partie. Kjo parti është i vetmi garant. Po nuk u dhamë atyre institucioneve të dobëta kohën që duhet të rriten e ndërgjegjësohen, gjithë kjo përpjekje do shkojë dëm.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithë ëndrra dhe pritja e shqiptarëve për të pasur një drejtësi të pavarur. Koha që ju duhet atyre institucioneve që të rriten, përfshin edhe kurimin me kosto të larta njerëzore të sëmundjeve të trashëguara që përmenda më lartë. Këto kosto janë mbi lëkurën tonë dhe kurrizin tuaj. Kur persona të pafajshëm të vijnë në derë të llahtasirur si hetuesit e Maks Velos. Apo pezullimi nga detyra ndaj dikujt që ka pasur ndërmend një vepër penale, dhe kismet se kur gjykata do ta gjejë se çfarë kishte në mendje”, tha Rama nga Asambleja e Partisë Socialiste, e cila është mbledhur paraditen e sotme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?