Kryeministri Rama: Bonus për festa edhe për personat me aftësi ndryshe e kujdestarët e tyre
Këshilli i Ministrave ka miratuar bonus të veçantë për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre.
Në një postim të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale, ministri Petrit Malaj njofton se vlerësohet që bonusi arrin vlerën e 150 eurove, ndërsa prej saj përfitojnë 148.500 persona.
“Masa e mbështetjes financiare do jetë 15 mijë lekë, në total nga kjo nismë do përfitojnë mbi 148 mijë qytetarë. Për të gjitha fondet që nuk do përdoren nga ministritë do kalojën në fondin e veçantë të pensioneve në Bankën e Shqipërisë, shumë e cila duhet të kalojë në këtë llogari do jetë në masën 115 milionë euro. Ne do të mbështesim edhe sektorin e bujqësisë”, tha ndër të tjera ministri Malaj.
KOHA JONË SONDAZH

