Kryeministri Rama flet në Kuvend: Projektbuxheti 2026, historik

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar historik projekbuxhetin e vitit 2026.

Në fjalën e tij në Kuvend, Rama u shpreh se ky buxhet dhe ky mandat është i pensionistëve.

“Natyrisht që sot, pikërisht pse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë, jo atyre që duan të bëjnë prokurorin e rrugëve dhe kur dalin në rrugë mbeten kashtë e koqe si para dy netësh. Dua t’u them shqiptarëve se OLAF-i, i cili bën hetim për llogari të KE-së, për vitin 2019 dhe 2023, nuk ka gjetur shkelje të së njëjtës natyrë, siç ka gjetur në Shqipëri, përveçse në Luksemburg, Maltë, Qipro, Holandë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet të mësohemi edhe me këtë aspekt, sepse jemi pranë BE dhe thjesht duhet të ulim kokë, të korrigjojmë çfarë duhet të korrigjojmë. Edhe kjo është një arsye pse kemi hapur të gjithë kapitujt. Ky buxhet është buxhet historik për PS, sepse për herë të parë adreson përmes një angazhimi financiar afatmesëm prej 1.7 miliardë eurosh, rritjen për mbështetjen e pensionistëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa më shumë do thuhet që ne nuk rrisim pensionet, aq më shumë pensionistët do binden që nuk ka alternativë tjetër përveç PS. Vijojmë me mbrojtjen shoqërore. Mbrojtja shoqërore arrin sot me këtë buxhet në 257 miliardë lekë, rritje 11.6 miliardë më shumë. Varfëria ulet, papunësia ulet, është më shumë sesa dyfishi që kishin shqiptarët kur morëm detyrën. Pensionistët janë kryefjala e këtij buxheti dhe këtij mandati. Jemi sot në një tjetër vit, me tjetër buxhet, por mbetemi të palëvizshëm, se deri në 2029, biznesi i vogël nuk ka ketë tatim fitimi. Shqipëria ka nivelin më të lartë të biznesit pa TVSH, në të gjithë Evropën. Jemi shumë më lart në të gjithë rajonin, në mbështetje të biznesit të vogël”, theksoi Rama.

Rama ka sqaruar sot në Kuvend edhe “paqen fiskale”, e cila përfshin fshirje të detyrimeve të papaguara që bizneset mund t’i kenë shtetit.

“Falja e detyrimeve tatimore do të bëhet me 4 forma, fshirje e plotë e detyrimeve të papaguara më të vjetra se 10 vite, fshirje 50% nga 5 deri në 10 vite. Nëse pjesa e mbetur paguhet menjëherë, me fshirje totale të gjobave dhe të interesave, fshirje 25% e detyrimeve e periudhës 5-10 vite. Dhe fshirje e gjobave e kamatëvonesave për periudhën 1-5 vite me kusht që të paguhet i plotë tatimi dhe kontributi i asaj periudhë. Bizneset jo vetëm do të kenë mundësi të lehtësohen nga kjo barrë e vjetër, por do të kenë edhe mundësinë të deklarojnë pasqyrimet e mëparshme financiare. Për diferencën e korrigjuar vullnetarisht mes deklarimit të vjetër dhe atij të riut, tatimi mbi fitimin do të jetë vetëm 5%”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?