Kryeministri Rama mban sot fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri Edi Rama pritet të ngjitet sot në podiumin e Kombeve të Bashkuara, ku do të mbajë fjalimin e tij në kuadër të debatit të Asamblesë së Përgjithshme.

Rama ndodhet prej të shtunës në Shtetet e Bashkuara, ndërsa fjala e tij është parashikuar për orën 17:00 me orën tonë.

Fjalimi do të mbahet në nisje të debatit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku kryeministri shqiptar pritet të paraqesë qëndrimet e Shqipërisë për çështje me interes ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga çështjet që pritet me interes është nëse Rama do t’i referohet në fjalën e tij edhe situatës së ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në proceset gjyqësore në Hagë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?