Kryeministri Rama ndan fotot: Turistë e qytetarë bashkohen vullnetarisht për të pastruar plazhet
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamje ku disa qytetarë e turistë i janë bashkuar vullnetarisht nismës për pastrimin e plazheve të Shqipërisë.
“Turistë dhe qytetarë vullnetarë i janë bashkuar ekipeve të bashkive dhe operatorëve të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në nismën e pastrimit të plazheve, duke dhënë kështu shembullin model se si duhen trajtuar hapësirat publike, me qytetari, angazhim të përbashkët e stil të bukur jetese”, shkruan Rama.

KOHA JONË SONDAZH

