FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes “Ruhr Summit”, në Gjermani, ku në fjalën e tij u ndal te transformimi digjital dhe roli i teknologjisë në qeverisje.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se ky është “revolucioni i heshtur” që po shpaloset në të gjithë botën, duke ndryshuar raportin mes pushtetit dhe qytetarëve.

Sipas tij, kur pushteti bazohej te burimet tradicionale si qymyri, vendet e vogla mbeteshin të kufizuara, ndërsa në epokën e inteligjencës, një vend i vogël mund të shndërrohet në një laborator inovacioni.

“Mendoj se kjo është arsyeja pse më kanë ftuar këtu, si përfaqësues i një prej laboratorëve më të vegjël në Europë,” u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri solli në vëmendje historinë e Shqipërisë, duke theksuar periudhën e izolimit për gati gjysmë shekulli.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për thuajse gjysmë shekulli jetuam brenda ndoshta diktaturës më izoluese të këtij kontinenti, një lloj Koreje e Veriut e Europës, duke ndërtuar bunkerë në vend të urave, mure në vend të dritareve, dhe dyshim në vend të besimit”, u shpreh ai.

Rama theksoi se në atë periudhë shteti kishte kontroll të plotë mbi qytetarët, ndërsa qytetarët kishin shumë pak informacion për shtetin.

Pas tranzicionit, sipas tij, Shqipëria trashëgoi jo vetëm demokracinë, por edhe një sistem të rënduar burokratik.

Ai e përshkroi administratën e asaj kohe si të mbingarkuar me procedura, vula, firma dhe radhë të gjata, ku çdo shërbim administrativ ishte kthyer në një proces të gjatë dhe të ndërlikuar.

“Çdo procedurë administrative u shndërrua në një pelegrinazh. Çdo zyrë kishte një zyrë tjetër, çdo firmë një firmë tjetër, dhe pas çdo sporteli qëndronte dikush që kishte pushtet vendimmarrës mbi një dokument që në thelb i takonte qytetarit”, tha Rama.

Sipas tij, sfida kryesore nuk ishte thjesht digjitalizimi i formularëve, por rikonceptimi i vetë marrëdhënies mes qytetarit dhe shtetit.

Ai theksoi se korrupsioni nuk është vetëm një problem moral, por edhe një problem arkitekturor i sistemit administrativ.

“Bëmë një zgjedhje, jo të modernizonim qeverisjen, por të rishpiknim marrëdhënien mes qytetarëve dhe shtetit”, u shpreh Kryeministri.

Rama tha se sot Shqipëria ka mbi 1 mijë shërbime publike tërësisht digjitale, dhe për rreth 95% të tyre qytetarët nuk kanë nevojë të paraqiten fizikisht në institucione, por mund t’i kryejnë online.

Ai shtoi se ende mbeten disa shërbime që kërkojnë prezencë fizike, si martesa apo marrja e shenjave të gishtërinjve, por synimi është zgjerimi i mëtejshëm i shërbimeve digjitale.

“Është qeveria që shkon tek qytetari dhe jo anasjelltas”, theksoi Rama.

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?