FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Rama niset drejt Turqisë, merr pjesë në samitin e NATO-s

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Ankarasë për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, i cili do të zhvillohet për dy ditë radhazi (7 dhe 8 korrik).

Sipas mediave turke, presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të zhvillojë takime dypalëshe me 32 krerë shtetesh dhe qeverish, mes tyre edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Ndërkohë në kuadër të samitit, Erdoğan pritet të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministrin e dorëhequr britanik Keir Starmer, kryeministren italiane Giorgia Meloni, kryeministrin kanadez Mark Carney, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, Presidentin finlandez Alexander Stubb, Presidentin sllovak Peter Pellegrini, Kryeministrin bullgar Rumen Radev, si dhe Kryeministrin malazez Milojko Spajic.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas agjendës, një nga takimet më të rëndësishme do të jetë ai kokë më kokë mes Erdoğanit dhe presidentit amerikan Donald Trump, i cili do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbrëmjen e sotme (7 korrik), presidenti turk dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, do të shtrojnë një darkë zyrtare për krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse, ndërsa më 8 korrik liderët do të zhvillojnë seancën plenare të samitit pas fotos tradicionale familjare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?