Kryeministri Rama prezanton Operatorin Kombëtar të Ujit: Do të hiqen depozitat mbi pallate
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Operatorin Kombëtar të Ujit.
“Paaftësia dhe politizimi në ndërmarrjet për ujin e çuan situatën në gjendje të rëndë. Ne kemi bërë investime masive nga ana e qeverisë qendrore. Katër zona furnizoheshin me ujë 24 orë më 2013 dhe kishte 70 për qind humbje në rrjet, sot panorama është tërësisht ndryshe me atë që ishte. Fragmentimi në emër të decentralizimit të sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte një katastrofë e vërtetë.
Por nuk është mirë në raport me atë që ne duam. Vlora e nisi sezonin turistik në gjendje të papranueshme, ku në disa zona nuk kishte furnizim me ujë. Por kemi punuar dhe situata u përmirësua. Kemi probleme, të cilat presim t’i rregullojmë përmes OKU”, ka thënë Rama në fjalën e tij.
Rama ka paralajmëruar se do të merren masave kundër abuzuesve, ndërsa shpjegoi se do të vijë koha kur do të hiqen dhe depozitat mbi pallate.
“Decentrazimi nuk është fragmentim dhe shkatërrim, por përgjegjshmëri dhe shërbim.
Uji në qiell është diçka tjetër dhe në rubinet është diçka tjetër sepse kur hyn në sistem kthehet nga një prodhim të natyrës te një prodhim i njeriut. Është një mall që grumbullohet, shitet dhe blihet, mall jetik dhe prodhimi i ujit kërkon operim kombëtar.
Për këtë arsye nisim këtë fazë të dytë të reformës. Në fazën e parë, janë lidhur në rrjet 100 mijë përdorues të rinj dhe janë prerë një numër i konsiderueshëm lidhjesh të paligjshme. Sa i përket reformës jemi shumë të qartë se çdo të bëjmë nga prodhimi, te shpërndarja dhe furnizimi njëlloj si me energjinë.
Nga ana tjetër siç kemi bërë me enegjinë do të dërhyjmë me plan masash për të ndaluar abuzimesh.
Nuk janë qytatarët që abuzojnë, ka abuzues për qëllime fitime, abuzues lavazhes nëpër lagje, abuzues me ujë që derdhet në rrugët kombëtare, abuzues me lidhje të paligjsshme nën tokë, të cilat do të jenë target e planit të masave.
Është koha të vijojmë me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara kohë më parë e mund të kthehen në burim katadstrofash. Heqja e depozitave duhet t’ua shpjegojmë njerëzve që përmirëson furnizimin”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

