FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Rama: “Vijojmë punën” për çlirimin e hapësirave publika të uzurpuar nga sipërmarrës dhe biznese

“Vijojmë punën,” shkruan Kryeministri Edi Rama në një publikim video, ku dokumentohet faza e radhës e aksionit për çlirimin e hapësirave publike të uzurpuara prej sipërmarrësve dhe bizneseve. Në këtë material, pasqyrohet ritmi i pandalur i ndërhyrjeve në terren, ku vetë poseduesit e tyre, duke ju përgjigjur vendosmërisë së qeverisë për t’i shkuar deri në fund këtij aksioni, po çontojnë strukturat dhe hequn objektet në lavazhe.

Nisma është pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0” dhe synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, funksionalitetit urban dhe respektimin e standardeve të mikpritjes në çdo qytet të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksioni, i nisur në korrik, është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria ka forcuar kontrollet mbi territorin dhe ka ashpërsuar masat në Kodin e ri Penal për goditjen e ndërtimeve pa leje. Gjithashtu, pritet miratimi i Rregullores së re Kombëtare, e cila do të përcaktojë qartë hapësirat që bizneset mund të përdorin ligjërisht.

Përmes portalit “Hapësira ime publike”, qytetarët kanë raportuar deri tani 16 231 raste shkeljesh. Nga këto, 12 436 janë zgjidhur, ndërsa 3 795 raste janë në proces shqyrtimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?