Kryeministri tregon programin për mandatin e ri: Ja 3 objektivat për 4 vitet e ardhshme
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, se objektivi parësor i mandatit të katërt qeverisës është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Programi ri qeverisë nuk ka qenë kurrë më i qartë dhe konkret. Misioni i bashkimit me BE-në nuk ka qenë kurrë më konkret dhe i pasqyruar në program se sot. Detyra jonë si mazhorancë nuk ka qenë kurrë më e qartë se në këtë mandat të katërt të PS-së për Shqipërinë 2030. Të mbyllim negociatat në 27 muajt e ardhshëm, të mundësojmë deri në fund të mandatit ratifikimin në 27 parlamentet e vendeve anëtare, të ngremë deri në fund të dekadës flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel. Këto nuk janë 3 stacione, por 3 majat që duhen kapur njëra pas tjetrës në kohë për të realizuar ngjitjen e nisur kahershëm të Shqipërisë për në shtëpinë e familjes së saj, të fatit të shkruar të së ardhmes së saj. Kapja e tyre nuk është e shkruar nga fati apo Zoti, ndodh nga puna, durimi e vendosmëria e 400 e kusur njerëzve që janë sot në këtë sallë. Yjet e fatit janë rreshtuar si asnjëherë në favorin e Shqipërisë”, deklaroi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

