Kryeministri: Zvërneci u bë legjendë globale sepse në qendër të projektit ishin Trump dhe Kushner

Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e mbajtur para deputetëve dhe ministrave socialistë, se hija e emrit të Trump e ktheu protestën e flamingove në një legjendë globale.

“Fakti ynë ishte se projekti është ende sot në duart e një skuadre ndër më të mirat; përjetimi i tyre ishte se projekti duhej anuluar. Faktet tona thoshin se ne e kishim të vërtetën në dorë, ndërsa ata përjetonin se e kishin të vërtetën në anën e tyre.

Aty pati ndërhyrje të huaja dhe lajme të rreme. Këto janë fakte; ekspozimi dhe analiza e tyre janë të domosdoshme, por asnjë prej tyre, e as të gjitha bashkë, nuk ishin zemra e atij manifestimi që e ktheu bulevardin në hendekun më të dukshëm të mundshëm mes fakteve tona dhe përjetimit të njerëzve. Përgjigjja për themelin e atij hendeku nuk duhet kërkuar te ato pjesë të bashkëngjitura të protestës, por te pritshmëritë e rritura të njerëzve dhe konflikti i tyre me përvojat e përditshme. Ato e derdhën kupën e durimit në bulevard. Ai hendek nuk u hap për të qëndruar i tillë, por për t’u mbyllur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbyllja e tij nuk bëhet duke bërë sikur mbyllet vetë. Aty mbetën vetëm vezët e punëzinjve, sepse flamingot ikën. As duke bërë thjesht disa lëvizje njerëzish, apo duke bindur veten se populli do të bindet kur të shohë veprën aty ku sot ia shohin atdheun të nxjerrë në shitje, asnjëra nga këto, e as të gjitha bashkë, nuk mjaftojnë për ta mbyllur atë hendek. Dhe, për ta kuptuar deri në fund atë hendek, duhet të fokusohemi te përjetimi i njerëzve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sepse, kur midis fakteve dhe përjetimit hapet një hendek i tillë, atë e ka hapur rënia e besimit se pritshmëritë e tyre do të realizohen. Edhe fakti më i fortë të duket gënjeshtër, edhe gënjeshtra më e madhe të duket si e vërtetë. Reja dixhitale e protestës lëshoi një pafundësi sinjalesh në të gjitha anët e globit. Mbi Zvërnecin qëndronte edhe hija e emrit më të polarizuar të politikës, përderisa në qendër të projektit ishte dhëndri dhe e bija e tij. Pa atë lidhje, protesta do të kishte, në rastin më të mirë, mbetur një çështje shqiptare, por falë asaj lidhjeje u bë një legjendë globale. Ky është fakti i kohës së rrjeteve sociale, në të cilën noton sot bota”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?