Kryeparlamentari Peleshi në Madrid: Spanja, mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim në Madrid me kryetaren e Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Francina Armengol. Në takim u diskutua mbi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, si edhe për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme që Spanja i jep procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Peleshi tregon se në fokus të bisedës ishte forcimi i bashkëpunimit parlamentar për përafrimin e legjislacionit, aspektet politike e teknike të anëtarësimit, partneriteti euroatlantik dhe zgjerimi i marrëdhënieve dypalëshe në ekonomi, investime, arsim, kulturë, turizëm, mbrojtjen e mjedisit si edhe roli i parlamenteve në afrimin e mëtejshëm mes dy vendeve.

“Shqipëria mbetet e vendosur në rrugën e saj europiane, me bindjen se partneriteti dhe mbështetja e vendeve mike e partnere janë një vlerë e rëndësishme në këtë proces”, u shpreh Peleshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?