Kryeparlamentari Peleshi pret ambasadoren e re të Holandës: Intensifikim i dialogut politik
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot ambasadoren e re të Vendeve të Ulëta në Shqipëri, Marleen Monster, me të cilën diskutoi për intensifikimin e dialogut politik dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi mes dy vendeve, me fokus edhe në marrëdhëniet parlamentare dhe shkëmbimet ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të Vendeve të Ulëta.
Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Holandës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kryetari i Kuvendit vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e deritanishëm parlamentar mes dy vendeve dhe rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve Shqipëri–Holandë në kuadër të integrimit europian.
KOHA JONË SONDAZH

