Kryeparlamentari Peleshi pret ambasadorin: Bullgaria, mbështetëse e rrugëtimit europian të Shqipërisë
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi një takim me ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Ivaylo Kirov. Peleshi vlerësoi Bullgarinë si një vend mik dhe partner të besueshëm të Shqipërisë, si dhe një mbështetëse të palëkundur të rrugëtimit europian të vendit.
Në fokus të takimit ishte angazhimi i përbashkët për forcimin e bashkëpunimit parlamentar dhe dypalësh, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat e zhvillimit rajonal dhe sigurisë.
“Bullgaria mbetet një mik dhe partner i besueshëm, mbështetëse e palëkundur e rrugëtimit europian të Shqipërisë. Angazhim i përbashkët për forcimin e bashkëpunimit parlamentar e dypalësh, zhvillimin rajonal dhe sigurinë”, shkruan Peleshi.
KOHA JONË SONDAZH

