Kryeparlamentarja Spiropali takime me kryebashkiakun e Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali zhvilloi sot një vizitë në Shkodër dhe në Malësinë e Madhe, gjatë së cilës u takua me Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, dhe atë të Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. Gjatë këtyre takimeve, Spiropali nënvizoi rritjen e mbështetjes për qeverisjen vendore dhe diskutoi me kryebashkiakët mbi projektet e reja zhvillimore, modernizimin e shërbimeve publike, përmirësimin e infrastrukturës dhe fuqizimin e komuniteteve lokale, me qëllim rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.
KOHA JONË SONDAZH







