Kryepolici Hita uron nxënësit: Ju nisni shkollën, por për Policinë e Shtetit nis një përgjegjësi edhe më e madhe

Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka përcjellë një mesazh urimi për nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

“Të dashur nxënës, të nderuar mësues dhe prindër,
Çdo fillim viti shkollor sjell një energji të veçantë. Oborret e shkollave mbushen sërish me fëmijë e të rinj, me emocionet e takimeve, me pritshmëri dhe me ëndrra të reja, ndërsa për prindërit interesimi për sigurinë dhe rezultatet në mësime.
Sot, për nxënësit nis një tjetër rrugëtim drejt dijes, ndërsa për ne, Policinë e Shtetit, nis një përgjegjësi edhe më e madhe: të kujdesemi që ky rrugëtim të jetë i sigurt, sepse për sigurinë tuaj nuk bëjmë kompromis dhe nuk pushojmë.
Nëse diçka ju shqetëson, flisni, sepse zëri juaj ka shumë rëndësi për ne.
Na priftë e mbara dhe paçi një vit shkollor të suksesshëm e të sigurt!”, shkruan Hita në mesazhin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?