Kryepolici Proda në Hagë, takim me drejtoreshën e Europol: Thellojmë bashkëpunimin hetimor e operacional

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, u prit sot në Hagë, në një takim pune e miqësor nga drejtoresha Ekzekutive e Europolit, Catherine De Bolle.

De Bolle vlerësoi angazhimin, vendosmërinë, profesionalizmin dhe besueshmërinë e Policisë shqiptare, gjatë operacioneve të zhvilluara në bashkëpunim me partnerët, në koordinim nga Europol. Ajo siguroi Prodën se Policia shqiptare do të ketë akoma më shumë mbështetjen dhe asistencën e Europolit.

Vlerësim dhe mbështetje për Policinë shqiptare, për operacionet e kryera në kuadër të platformës EMPACT, kundër krimit të organizuar”, tha De Bolle.

Swiss Digital Desktop Reklama

Proda falënderoi Drejtoreshën Ekzekutive të Europolit, Catherine De Bolle, për vlerësimin dhe mbështetjen, dhe e garantoi se Policia shqiptare tashmë është e aftë profesionalisht, e besueshme dhe shumë e angazhuar në veprime hetimore e operacionale me partnerët, në luftë kundër krimit të organizuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Shtetit shqiptar është shumë e vendosur dhe e angazhuar maksimalisht për të thelluar akoma më shumë bashkëpunimin hetimor e operacional me partnerët, në koordinim nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese që monitorojnë dhe koordinojnë veprimet policore”, u shpreh Proda.

Gjatë takimit, u diskutua mbi mundësinë që Europoli të drejtojë menaxhimin e operacioneve kundër emigracionit të paligjshëm, si fenomen i përdorur nga grupet e krimit të organizuar, duke koordinuar operacionet dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet policive të vendeve anëtare të BE-së, përshtatja e strukturave të policisë shqiptare me ato të policive europiane dhe mbështetja për përdorimin e produkteve analitike të Europolit, në veçanti kundër krimit kibernetik.

Në fund të takimit, drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda ftoi drejtoreshën Ekzekutive të Europolit, Catherine De Bolle, për një vizitë në Policinë e Shtetit shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?