FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeprokuori Çela: Mbrojtja e institucioneve nga ”Ilirjan Guard” nuk rezultoi funksionale

Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela trajtoji në komision dhe çështjen e sigurisë nëpër gjykata dhe prokuroritë e vendit, pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Apelit.

Çela tha se kushtet nuk janë optimale dhe se tashmë është marrë nisma nga të gjitha institucionet për riorganizimin e kushteve të sigurisë. Ai tha se pajtimi i kompanisë private Ilirjan Guard për të siguruar perimetrin e jashtëm të prokurorive apo gjykatave nuk rezultoi funksional.

”Patjetër në gjykata kushtet nuk janë optimale. Në një mbledhje qe patëm kemi nisur një proces konsultimi. Ka nevojë për të rivlerësuar sesi mbrojmë këto institucione. Ky sistemi që kemi zgjedhur për të siguruar perimetrin jashtë institucioni me kompaninë Ilirjan Guard nuk ka funksionuar. Do të zhvillojmë disa mbledhje me të gjitha prokuroritë për të mbledhur shqetësimet dhe propozimet për sigurinë dhe nevoja për prezencën e Policisë së Shtetit në Gjykata e Prokurori është e domosdoshme”, tha Çela.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?