Kryetari i Bashkisë Shkodër pret Ministren Kumbaro për zhvillimin e arsimit

Në zyrën e tij, kryetari i Bashkisë Shkodër mirëpriti Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro Furxhi, gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në qytet në nisje të vitit të ri akademik.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit për zhvillimin e arsimit në Shkodër, me fokus të veçantë Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Kryetari i Bashkisë theksoi rëndësinë e rolit të universitetit në transformimin e qytetit drejt një Shkodre Europiane, duke nënvizuar detyrën për të koordinuar zhvillimin akademik me ritmin e qytetit dhe të gjithë rajonit.

Ministrja Kumbaro u shpreh e gatshme për të ndërtuar hapa të qëndrueshëm bashkëpunimi me Bashkinë dhe institucionet lokale, duke vënë theksin në investimet dhe programet që mund të përmirësojnë cilësinë e arsimit në Shkodër./J.H/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?