Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi për çështjen “Balluku”: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u shkrua në zyrat e Ramës!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e pezullimit të zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si një akt që, sipas tij, shkel interesin personal të çdo qytetari shqiptar.
Berisha: Në një akt që shkelmon interesin personal të cdo qytetari shqiptar, Rama imponoi GJK të firmosë licencën e vjedhjes.
Ai vendim i GJK i shkruar në zyrën e Edi Ramës pas presioneve të jashtëzakonshme dhe paritjes me shumat më marramendëse, në kuptimin më të vërtetë të fjalës është një licencë për Edi Ramën, familjen e tij, ministrat e tij që të vjedhin sa më shumë shqiptarët.
Vendimi i shkruar në zyrat e Edi Ramës, tejkalon të gjithë sistemin gjyqësor shqiptar, që ka tagrin të shqyrtojë masat e sigurisë.
Duke anuluar pezullimin e Lubi Ballukut, duke i thënë edhe një muaj e gjysmë kohë asaj që të falsifikoi të manipulojë cdo dokument të vjedhjeve të saj kolosale me Edi Ramën dhe të tjerë, de facto Gjykata Kushtetuese i dha licencën që të vjedhë pa siklet dhe sa të dojë.
GJK nuk mund të hiqte masën e pezullimin pa u shqyrtuar në shkallët e sistemit gjyqësor.
KOHA JONË SONDAZH

