Kryetari i shoqatës së konsujve Ndroqi, dhuratë fëmijëve jetimë

Fëmijët e shtëpisë së jetimëve në Sarandë tashmë do të jetojnë në kushte më të mira falë investimit të Shoqatës së Konsujve të nderit në Shqipëri të përfaqësuar nga z.Ylli Ndroqi. Në këtë fundviti, iniciativa e Ndroqit ka qenë dhurata më e mirë për këta fëmijë që tashmë mund të festojnë në një ambient i cili u jep ngrohtësinë e familjes së munguar. Teksa përurimi i ambjenteve të reja në prag të festës së Vitit të Ri u përshëndet dhe u vlerësua nga kryetari i bashkisë së Sarandës, Stefan Cipa dhe nënprefektit Ilir Hysi, por edhe nga drejtoresha e shtëpisë së fëmijëve jetimë në Sarandë. Kreu i Shoqatës së Konsujve dëgjoi me vëmëndje nevojat nga vetë vogëlushët, ndërsa premtoi se do të jetë gjithnjë në mbështetje të fëmijëve në nevojë. Gëzimi i vogëlushëve dukej qartë, ndërsa kanë falënderuar për dhuratën e bërë ashtu siç dinë ata, me recitime, këngë e valle duke afruar atmosferën e ngrohtë që sjell ndërrimi i viteve.   

SHKARKO APP