Kryetari në burg, Rama mesazh punonjësve të bashkisë së Tiranës: Bëni sa më mirë të mundeni punën
Kryeministri edhe kreu i PS-së, Edi Rama është ndalur këtë mbrëmje në një takim tjetër me qytetarët në Tiranë, këtë herë në Njësinë 2.
Qëllimi është për buxhetin 2026, dhe fillimisht Rama iu drejtua të gjithë drejtuesve dhe punonjësve të bashkisë së Tiranës duke u thënë që të bëjnë sa më mirë të munden detyrën e tyre që puna të shkojë përpara, në këto kushte sipas tij, kur kryebashkiaku Erion Veliaj është në burg.
”Në një farë mënyre është një ushtrim që ne e bëjmë dhe si rezultat i një situate që e dini mirë dhe që është situatë disi e imponuar nga rrethana që nuk varet prej nesh, por është domosdoshme që secili të bëjë atë që duhet që gjërat në Bashkinë e Tiranës të shkojnë sa më mirë”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

