Kryetarja Bufi merret e pandehur nga SPAK-u, Bardhi: Lajm i mirë për qytetarët e Roskovecit

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas marrjes së kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi si të pandehur nga SPAK.

Ai e ka quajtur si lajm të mirë për banorët e këtij qyteti. Po ashtu Bardhi thekson ndër të tjera se marrja e saj si e pandehur për krime elektorale është vetëm një prej shkeljeve të shumta të kryera prej saj në ushtrimin e detyrës si Kryetare e Bashkisë së Roskovecit.

”Lajm i mirë për qytetarët e Roskovecit. Më në fund kriminelja elektorale Majlinda Bufi, do të përballet me pasojat e një pjese të krimeve të saj. Marrja e pandehur për krime elektorale është vetëm një prej shkeljeve të shumta të kryera prej saj në ushtrimin e detyrës si Kryetare e Bashkisë së Roskovecit”- shkruan ndër të tjera Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?