Kujt i interesojnë piramidat ikanake

Nga Irfan Rama

Kujt i interesojnë piramidat ikanake të shqiptarëve? Pse pikërisht në këto ditë kur gjoja po vendoset statukuoja marrëveshore midis europiane dhe dy grupimeve më të mëdha politike të djathta dhe të majta? A mos vallë ky i ashtuquajtur ekuilibër midis pozitës dhe opozitës me të dërguarit e dy krahëve parlamentar është sa për të kaluar radhën, e më pas për t’i vënë thikën pas shpine shqiptarëve, duke i nxitur shumë shqiptarë të pa informuar e të paditur për të marrë vendime të pamendura, e që t’i shërbejnë njërës palë për të shkuar para kohe drejt pushtetit të pameritueshëm nëpërmjet krijimit të krizave artifice, e më pas të gjëmojnë aventurat e njëshëve, apo dyshëve apo treshëve për të fshirë në lëmin e “grunjtë” të korrupsionit të elitarëve të “rinj” të çdo rankingu? Kujt i intereson kthimi i babës së para 90, ose babave të 23 vjetëve? Kujt i intereson 1997, 1998, Gërdeci, 21 Janari, diplomimmashtrimi, vjellja e thesareve të parave të shqiptarëve në kohë krizash? Kujt i shërben si anije “tharja oqeanike” (?!) prej truallit të vet të shqiptarëve nëpërmjet shtegtimit të tyre kuturu në Gjermani, apo Britani të Madhe sërish nëpërmjet mashtrimeve si në “kohërat e Kolerës”, të piramidave asgjësuese financiare e drithërimit shpirtëror në negacionin më të lartë të shqiptarëve? A kanë lidhje agjenturat e huaja të lidhura me shqiptarë të pashpirt, që para fitimit vrasin e presin edhe shqiptarët më të mirë, edhe nënën edhe babanë edhe gjithkënd, le më Shqipërinë e kanë dhe e kanë pasur kurdoherë Hiçmosgjë? Kujt i intereson në Ballkan që Shqipërisë t’i mbyllet edhe dera e Europës dhe të përfutet thellë në syndyk edhe një herë çelësi i lirisë së vizave për shqiptarët – nëpërkëmbur nëpër shekuj nga të huajt e vetë një koloriti kamaleon shqiptarësh të genuar për të ruajtur ngjyrimet pafundësisht- e ato të bëjnë poterë sërishmi në sportelet e vogla të ambasadave apo plotësimit të formularëve online e elektronikisht për viza? ….. Më datën 18 dhjetor 2014 erdhi në Tiranë për të pajtuar gjakmarrjen midis pozitës dhe opozitës Knut Fleckenstejn, Reporter për Shqipërinë pranë Parlamentit Europian dhe u prit nga Kryeparlamentari Ilir Meta, i cili i tha se jemi të hapur për çdo propozim të opozitës d.m.th “selisë blu”, ose ndërtesës së transformuar të SHQUP-it. Po më datën 18 dhjetor zoti Fleckenstejn u prit nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe linja ndaj ndërtesës blu të hapët apo pak të mbyllur është në unison me atë të kryeparlamentarit. Po me datën 18 dhjetor, në një studio televizive deri afro mesnatës dy deputetë të maxhorancës e pikërisht Blendi Klosi e Taulant Balla u “kacafytën” me dy deputetë të minorancës, e natyrisht të shpeshtit e shumë studiove televizive Eduard Halimi e Aldo Bumçi si dy ekspertë, që janë out play nga porcioni i vet politik për ndodhitë në Bruksel, që numërojnë me gishta katër problemet madhore që kërkon opozita, për tu futur në parlament. Zoti Halimi i ka përmendur me zenit zëror emrin e Edi Ramës, fjalët hora e kriminelë ndoca katërqind herë ndërsa Balla emrin e Saliut si kriminel ndonja dhjetë herë. Ndërsa Bumci s’i la radhë shpesh kujt për të folur. Tifozëri e paparë në “gotë të rakisë” si në ndonjë klub lagjeje. Dje me datën 18 dhjetor Lulëzim Basha deklaroi se Vendimin e Kushtetueses për Ndarjen Territoriale ai dhe Partia e Tij nuk do ta njohin KURRË!!!!. Me 19 dhjetor Basha priti Fleckenstej me kërkesën e këtij të fundit…. Më datën 19 dhjetor qindra shqiptarë pasi kanë shitur ato gjëra që kishin pas shpirtit – bagëtitë edhe shtëpitë – me autobusët e një Travel Agency kanë prerë biletat për të shtegtuar në Gjermani sepse atje “Deti” është bërë kos dhe gjermanët do të japin azil ekonomik!! Po dje ambasadori gjerman Hoffman dhe ministri i brendshëm shqiptar Tahiri kanë shkuar në Vlorë tek porti dhe kanë deklaruar se Gjermania do t’i kthejë shqiptarët si dhe qeveria shqiptare do të futë në burg mashtruesit. Disa mashtrues i kanë futur në burg…. 

SHKARKO APP