Kulla te Pallati i Kongreseve, Jorida Tabaku: Prona publike po trajtohet si private! Kush janë këta që marrin vendime pa transparencë?
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër në rrjetet e saj sociale lidhur me projektin për ndërtimin e një kulle pas Pallatit të Kongreseve në kryeqytet. Tabaku sqaron se qëndrimi i saj nuk lidhet me ndonjë ndjenjë nostalgjie për të shkuarën, por me mbrojtjen e pasurisë së qytetarëve.
”Asnjë nostalgji për reliket e vjetra të komunizmit. Vetëm respekt për pronën publike dhe pasurinë publike”,-shkruan Tabaku, duke vënë theksin te menaxhimi i këtyre hapësirave nga institucionet shtetërore.
Tabaku ka lëshuar akuza të forta ndaj Korporatës së Investimeve, duke deklaruar se ky institucion po sillet me pronat e përbashkëta sikur t’i kishte private. Ajo ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi mungesën e transparencës në vendimmarrje, duke listuar edhe zona të tjera të vendit ku po ndodh e njëjta gjë.
KOHA JONË SONDAZH

