Kulluri ironizon foltoret e PD: Berisha thotë ”bravo popullit të Iranit”, ama vetë nuk e sakrifikon kolltukun
Në Foltoret e PD-së para Kryeministrisë po dalin gjithnjë dhe më pak njerëz. Kështu e sheh analisti Edvin Kulluri, i cili thotë se Sali Berisha shprehet “bravo populli i Iranit”, duke iu referuar protestave në Teheran dhe qytete të tjera kundër regjimit të Ajatollahut, por nga ana tjetër e njëjta frymë nuk ekziston tek opozita shqiptare.
”Protesta më e vlefshme dhe më e suksesshme këtë vit ka qenë protesta e Salianjit në Korçë. Berisha sot përreth ka të njëjtin ekip dhe e njëjta kupolë ka dështuar me sukses në 8 vite kur morën përgjegjësinë për të drejtuar të vetëm PD-në.
Berisha thotë bravo popullit të Iranit që dalin në çdo qytet 5-10 mijë njerëz, janë vrarë mbi 500 persona, po sakrifikojnë jetën për lirinë dhe këta nuk sakrifikojnë kolltukun për të parë Big Brother, anëtarët e Këshillit Kombëtar për të dalë tek Kryeministria.
Mjaft është mjaft, tallen me njerëzit, tallen me militantët e PD, tallen me fatet e këtij vendi. Qeveria është e dështuar dhe me kusure të mëdha ku flitet kur do arrestohet njëri dhe kur tjetri. Dhe opozita mbledh më pak njerëz se shoqata e gjuetarëve të Korçës siç e tha Salianji, por do thoja sa gjuetarët e Cërrikut”,-tha Kulluri në ”News 24”.
KOHA JONË SONDAZH

