FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kumbaro: Italofonia, një mundësi për bashkim dhe dialog kulturor

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në Konferencën e Parë të Italofonisë, e cila u zhvillua në Romë, Itali, më 17-18 nëntor.

Konferenca, e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë nën kujdesin e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit Antonio Tajani, ka si qëllim të promovojë gjuhën italiane si mjet komunikimi dhe bashkëpunimi kulturor ndërmjet popujve dhe vendeve të ndryshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Kumbaro theksoi: “Kjo konferencë ishte një moment i rëndësishëm bashkimi nën frymën e italofonisë, që na afron përmes gjuhës, arsimit, kulturës dhe historive tona të përbashkëta.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në qendër të konferencës ishin temat mbi :Forcimin të identitetit të përbashkët; dialogun ndërkulturor; paqen dhe zhvillimin ekonomik dhe  diplomacin kulturore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Italofonia u prezantua si një platformë për zhvillim dhe rritje ekonomike, duke forcuar marrëdhëniet mes shoqërive civile, institucioneve dhe komuniteteve që flasin gjuhën italiane anembanë botës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?