Kuqezi në Vlorë, Rama poston videon nga ceremonia zyrtare

Pranë monumentit të Pavarësisë në Vlorë u zhvillua sot ceremonia e ngritjes së flamurit. Me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë, të pranishëm në këtë ceremoni ishin presidenti Bajram Begaj, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kryeministri Edi Rama, prefektja e qarkut të Vlorës, Evis Allushi, kryetarja e bashkisë së Vlorës Brunilda Mersini, drejtues të pushtetit vendor, qytetarë, etj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e aktivitetit të organizuar sot në Vlorë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?