”Kuqezinjtë në 70 minuta ishin të barabartë përballë një superfuqie si Anglia”, Rama: Mirënjohje për arritjen historike

Kombëtarja shqiptare pësoi sot një humbje 0-2 ndaj Anglisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në ndeshjen e fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Lojtarët kuqezinj u shprehën pas ndeshjes, se pavarësisht humbjes, ekipi tregoi një paraqitje të mirë.

Të njëjtin opinion ka edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se ekipi shqiptar në 70 minuta ishin të barabartë përballë një superfuqie si Anglia. Në një postim në Facebook, ku ka shprehur falënderimet për ekipin kuqezi, kreu i qeverisë thekson se skuadra meriton mirënjohje dhe respekt të madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit.

”FALEMINDERIT. Pavarësisht rezultatit, në një ndeshje ku për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin thjesht të barabartë me një superfuqi si Anglia, skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt te madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit. Tani pllei ofi. FORCA SHQIPËRI”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?