Kur nderohet një vrasës i shqiptarëve
Ai është memoriali i një ithtari të përbetuar të të ashtuquajturës çështje të Vorio Epirit. Një vrasës i dokumentuar i shqiptarëve në disa periudha. Bëmat e tij kriminale, edhe sot ruhen në vargjet e banorëve të zonave të jugut. Megjithatë, ai memorial nuk ngrihet në Greqi por në Shqipëri! Sonte në orën 20:10, në “Gjurmë shqiptare” të gazetarit Marin Mema do të publikohen fakte të forta e të mbyllura jo pa qëllim. Kush është në të vërtetë personazhi? Çfarë përfaqëson? Në cilat sulme fshihet dora e tij. Skandali është më i madh sesa kaq…!