Kur vjedhin hekurin dhe ndërtojnë pa cilësi, kështu ndodh si te rruga Maliq-Lozhan

Një shembje e murit pritës ka ndodhur në segmentin rrugor Maliq–Lozhan, pranë urës së Qenckës, në kilometrin e 13-të të këtij aksi.

Pas rrëshqitjes së një masivi dheu, struktura mbajtëse ka pësuar dëmtime serioze duke detyruar qarkullimin të kryhet vetëm në një korsi, ndërsa drejtuesit e mjeteve lëvizin me rrezik të shtuar.

Pamjet nga vendi i ngjarjes ngrenë dyshime të forta mbi cilësinë e ndërtimit: muri duket i realizuar me armaturë të pamjaftueshme dhe standarde minimale sigurie. Specialistët paralajmërojnë se nëse një vepër publike dështon kaq shpejt, problemi rrallëherë është natyra — por mënyra si është ndërtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rasti rikthen debatin mbi kontrollin teknik dhe mbikëqyrjen e investimeve publike, pasi dëmtimet e parakohshme të infrastrukturës po kthehen në fenomen të përsëritur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse projekti është zbatuar sipas standardeve, struktura nuk duhet të dështonte në këtë mënyrë. Në të kundërt, kemi të bëjmë me një investim që nuk i reziston kohës dhe që kërkon hetim të plotë teknik dhe administrativ për të përcaktuar përgjegjësitë.

Autoritetet pritet të verifikojnë shkaqet e shembjes. Por ndërkohë duhet që prokuroria të hetojë se pse nuk i ndërtojnë sipas kritereve teknike, por abuzojnë me fondet. Nëse do të kishte hekur nuk do të çahej betoni duke rrezikuar makinat në rrugë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?