Kush bëhet mami (lind femijë ) së shpejti?

Arbana Osmani

Prezantuesja e famshme Arbana ishte e para që çuditi fansat e saj me lajmin e pritjes së një fëmije. Kjo ishte edhe arsyeja e tërheqjes nga skena e Arbanës, e cila është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private. Deklarata e Arbanës për shtatzëninë e saj u bë në emisionin e Mustafa Nanos “Jamais Vu”. Deri tani nuk dihet ende gjinia e bebes.

Xhemi Shehu

Për koincidencë, Xhemi që është mikja e ngushtë e Arbanës, është gjithashtu në pritje të një fëmije. Kjo është shtatzënia e dytë e Xhemit, e cila është tashme nëna e një djali që quhet Martin. Sipas revistës "Anabel", Xhemi është në pritje të një djali, por kjo mbetet në kufirin e një thashethemi.

Nora Istrefi

Nora Strefi deklaroi vetëm para një jave se do të tërhiqej nga gara e kërcimit në “Dancing with me”, për shkak se ishte në pritje të një fëmije. Pas performancës me Genti Bejkon, Nora deklaroi se ky ishte kërcimi i saj i fundit, pasi është 9-javëshe shtatzënë dhe i duhet të ndërpresë garën.

Elisa Spiropali

Por nëna të reja do të ketë edhe në radhët e politikaneve. Në pritje të një fëmije është edhe drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali. Lajmi për shtatzëninë e saj u mësua gjatë dasmës se Spiropalit në muajin tetor të këtij viti, me partnerin e saj Salarjon Totaj.

Olta Xhaçka

Lajmin për shtatzëninë e personazheve të njohur, do t’i shtohet edhe ai i deputetes dhe njëkohësisht mikes së Spiropalit, Olta Xhaçka. Xhaçka u martua këtë vit në muajin tetor, me deputetin e Partisë Socialiste, Artan Gaçi, pas dy vjet lidhje.

SHKARKO APP