Kush e ka rrahur Ben Affleck?
Aktori i famshëm Ben Affleck është shfaqur disi i çuditshëm dhe me disa dëmtime në fytyrë. Nga pamja duket sikur dikush e ka sulmuar apo e ka goditur Batmanin tonë? Ben Affleck me këtë pamje ka shkuar për tu bërë gati për filmin e tij më të ri, “Live by Night” në Los Angelos. Pamja e 43-vjeçarit të bën të dyshosh pasi ai është shfaqur i gjakosur, me hundë të fashuar, i veshur me një veshje spitali, e hapur pas ku tregonte një tatuazh të madh e plot ngjyra të një feniksi. Ai tregoi një pjesë të këtij tatuazhi dhe në sezonin e verës, teksa u fotografua në plazh. Filmi, “Live by Night” ka nisur xhirimet në tetor të këtij viti. Affleck është fotografuar në sheshin e xhirimit dhe më herët, dhe në një prej tyre ai u shfaq me një sy të gjakosur.
Mesa duket këto do të jenë pjesë të personazhit që ka aktori në film dhe nëse nuk është kështu atëherë Affleck mund të ketë probleme serioze. Filmi është një dram krimi i fokusuar në vitet ’20. Affleck luan rolin e djalit të një kapiteni policie të Bostonit, i cili u bë i njohur si gangster. Filmi pritet të publikohet në 2017. Së shpejti aktori do të shfaqet në serinë e ardhshme të Batman, “Batman vs Superman: Daën of Justice”, i cili do të dalë më 25 mars 2016.